Don Xhoni performancë para mijëra fansave: Kjo është histori, veç 22 vjet mos harroni

Pas dy vitesh pandemi, në Kosovë po mbahet “Muaji i Mërgatës”.
Si çdo qytet tjetër mbrëmë është bërë hapja në qytetin e Drenasit,

Në këtë qytet ka performuar reperi nga Drenica, Don Xhoni.

Reperi ka mbledhur mijëra qytetarë në sheshin e këtij qyteti. Ai është shprehur i lumtur për atmosferën e krijuar dhe numrin e madh të fansave që kënduan e vallëzuan në ritmin e hiteve të tij.

Reperi nga Drenica bëri edhe disa postime në profilin e tij në ‘Instagram’.

Sipas Don Xhonit, ai po shënon histori dhe nuk duhet të harrohet fakti që është vetëm 22-vjeçar dhe në fillimet e karrierës.

Gjithashtu, reperi ka falënderuar fansat për mbështetjen dhe dashurin ndërsa ka premtuar se nuk do ta ndal ‘rrugëtimin revolucionar’.

Ndryshe, ai po shijon suksesin e këngës “Katile”.