Në mungesë të kuorumit nuk është hedhur në votim rezoluta për adresimin e rritjes së çmimeve.
Në sallë plenare në momentin e votimit ishin vetëm 57 deputetë.
Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, tha se për vazhdimin e seancës së sotme plenare do të njoftojë ditët në vijim.
Rezoluta e propozuar në Kuvend ndryshe ngjalli debate të ashpra në seancë.
Opozita akuzoi Vetëvendosjen se po propozon një Rezolutë boshe dhe pa ndonjë masë konkrete.
Teksa nga Qeveria thanë se me këtë rezolutë, Kuvendi i jep hapësirë Qeverisë që të ndërmarrë masat që ajo e parasheh se janë të nevojshme dhe të mos shkojë në masa ekstreme, siç është çmimi “tavan” për produktet esenciale, ashtu siç po ndodhë me derivatet e naftës.