Zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Përparim Kryeziu foli për planin e Qeverisë për zgjidhjen e çështjes së pagës së veteranëve.
Kryeziu deklaroi se nëpërmjet propozimit që kryeministri Albin Kurti u ka bërë veteranëve, Qeveria e Kosovës po synon që ta përmbyllë këtë debat duke siguruar trajtim të dinjitetshëm.
“Edhe në virin 2022, 23 vite pas çlirimit ne e bëjmë këtë debat. Mirëpo nëpërmjet këtij propozimi që ne e kemi dhënë po synojmë që ta përmbyllim këtë debat sepse debati sot zhvillohet për shkak se ka një bindje të përgjithshme se ka pasur defekte dhe keqpërdorime. Ne e kemi aktualisht këtë temë të cilën po e trajtojmë në këtë mënyrë nëpërmjet këtij propozimi ky synojë që ta përmbyllim temën, po synojmë që të sigurojmë trajtim të dinjitetshëm dhe në të njëjtën kohë po synojmë që të lëvizim përpara”, tha ai.
Tutje zëdhënësi i Qeverisë në emisionin “Këndi i Debatit” foli për alternativën e parë e cila thotë se është propozimi i Qeverisë si dhe për alternativën e dytë për të cilën thotë se do të vazhdohet me zbatimin e ligjit aktual që parasheh kategorizimin.
“Për neve është e rëndësishme që të kemi lista të sakta dhe të vërteta dhe trajtim të dinjitetshëm të veteranëve të përfshirë në luftën tonë çlirimtare”, shtoi Kryeziu.
“Ka një bindje të përgjithshme se ka pasur defekte dhe keqpërdorime dhe si rrjedhojë këto defekte në këto lista e kanë dëmtuar imazhin, vlerën dhe idealin e asaj lufte”, ka deklaruar ai.
Sipas tij, ekziston një bindje që ka pasur keqpërdorime me listat e veteranëve dhe kjo bindje nuk është e pabazuar.
“Mendoj që me çka ne pajtohemi pa një pa dy është së ekziston një bindje që ka pasur keqpërdorime dhe kjo bindje nuk është e pabazuar”, tha më tej Kryeziu.