Drita e ka prezantuar edhe një herë në mënyrën më të mirë të mundshme futbollin kosovar në arenën ndërkombëtare, shkruan Demokracia.com.
Gjilanasit sonte kanë shkëlqyer në Belgjikë, ndaj Antwerp ani pse nuk morën fitore. Skuadra e Ardian Nuhijit ka barazuar në sfidën e parë ndaj belgëve në Conference Leagu duke barazuar pa gola 0:0.
Presidenti i FFK-së, Agim Ademi ka uruar skuadrën gjilanase për këtë paraqitje të jashtëzakonshme.
Postimi i plotë i Agim Ademit:
Një tjetër paraqitje mbresëlënëse e FC Drita në Evropë 👏⚽️
Përgëzoj futbolllistët dhe stafin e trajnerëve për angazhim e lojë të disiplinuar taktikisht në ndeshjen e parë kundër skuadrës belge, Royal Antwerp në Ligën e Konferencës.
Prezantimi i tillë i denjë dëshmon rritjen e futbollit kosovar dhe është përvojë e mirë për suksese në të ardhmen.
Barazimi (0:0) na jep shpresa se në ndeshjen e kthimit në stadiumin “Fadil Vokrri”, FC Drita, e ndihmuar edhe nga tifozët ‘Intelektualët’, por edhe nga tërë dashamirët e futbollit të Kosovës, do të arrijë të shkaktojë befasi dhe ta sigurojë kualifikimin tutje.
Suksese!.