Në Skenderaj mbahet turneu memorial “Idriz Prekazi”, Ademi përgëzon pjesëmarrësit

Sot në Skenderaj është mbajtur turneu memorial për veteranin e UÇK-së, Idriz Prekazi, shkruan Demokracia.com.

I pranishëm ishte edhe presidenti i FFK-së, Agim Ademi që i ka përgëzuar pjesëmarrësit duke e konsideruar Prekazin si një kontribuues të madh të çështjes kombëtare si dhe veprimtar i madh i lirisë dhe futbollit.

Në këtë turne morën pjesë veteranët e Kosovës dhe ata të KF Drenicës.

Postimi i plotë i Agim Ademit:

Sot mora pjesë në turneun memorial për veteranin e UÇK-së dhe veteranin e futbollit të KF Drenica, Idriz Prekazi.

Idrizi jetoj pak dhe na la i ri, por ai pati vepra sikur të jetonte 200 vjet.

Ai ishte i kontribues i madh i çështjes kombëtare, veprimtar i lirisë dhe i futbollit, por njëkohësisht edhe humanist dhe i dashur për të gjithë.

Lavdi veprës së tij!.