Ministri i Jashtëm hungarez, Peter Szijjarto, do të udhëtojë në Moskë sot për të diskutuar blerjen e më shumë gazit rus në emër të vendit të tij.
Qeveria e Hungarisë për të garantuar sigurinë e furnzimit me rrymë ka vendosur të blejë 700 milionë metra kub gaz nga Rusia, shkruan Aljazeera.
“Për të garantuar sigurinë e furnizimit me energji të Hungarisë, qeveria ka vendosur të blejë një shtesë prej 700 milionë metra kub gaz natyror përveç sasive të përcaktuara në kontratat afatgjata”, tha në një deklaratë në Facebook partia në pushtet, Fidesz.
Szijjarto do të “negociojë” çështjen në Moskë, shtohet deklarata.