Bie në kontakt me energjinë elektrike, humb jetën 28-vjeçari në Kukës

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në fshatin Përbreg të Kukësit. Një i ri 28-vjeç ka humbur jetën pasi ra në kontakt me energjinë elektrike.

Mësohet se 28-vjeçari ishte duke punuar me instalimet elektrike në një banesë.