Pak ditë më parë Samanta Karavella lansoi projektin e ri muzikor “Le le”.
Projekti erdhi në bashkëpunim me Pitt Leffer dhe po pritet mirë nga ana e fansave duke grumbulluar mbi një milion klikime vetëm pak ditë pas publikimit.
Ritmet e këngës së saj po i shijon edhe vetë këngëtarja e cila ka realizuar një video pranë një pishine teksa shihet duke vallëzuar
E veshur në bikini të zeza dhe një këmishë të gjatë verore me printe leopardi sipër, Samanta dukej në formë mahnitëse.
Këngëtarja nga Shqipëria në videon e postuar në TikTok dhe Instagram shihet gjithashtu pa makijazh ndërsa flokët e valëzuara i la mbi supe përpara se një mashkull vjen dhe e hedh në pishinë
Ndryshe, kujtojmë që Samanta prej kohësh është zhvendosur në Amerikë dhe po shijon një histori të bukur dashurie.
Madje thuhet se dyshja tashmë kanë kurorëzuar lidhjen e tyre edhe me martesë, por këto raportime nuk janë raportuar akoma nga këngëtarja.