Don Xhoni performon në Drenas, Ramiz Lladrovci publikon video, mijëra qytetarë në shesh

Pas dy vitesh pandemi, në Kosovë po mbahet “Muaji i Mërgatës”
Si çdo qytet tjetër mbrëmë është bërë hapja në qytetin e Drenasit.

Në këtë qytet ka performuar reperi nga Drenica, Don Xhoni.

Reperi ka mbledhur mijëra qytetarë në sheshin e këtij qyteti.

Madje atmosferën e këtij koncerti e ka publikuar edhe kryetari i qytetit të Drenasit, Ramiz Lladrovci.

Lladrovci ka publikuar një video në profilin e tij në ‘Instagram’, ku edhe ka shkruar: Përshëndetje nga Drenasi.

Ndryshe, Don Xhoni po shijon suksesin e këngës së tij “Katile”.