Shefi i misionit të KE-së në Beograd: Herët të flitet për kushtet e pranimit të Kosovës

Shefi i misionit të Këshillit të Europës në Beograd, Tobias Flesenkemper, ka thënë sot se është herët të flitet se cilat kushte do të duhet të përmbushë Kosova për t’u pranuar si anëtare e plotë e kësaj organizate ndërkombëtare.

Danas citon raportimet e pakonfirmuara në media se pas aplikimit zyrtar, institucioneve të Kosovës i janë vënë katër kushte, ndër të cilat edhe kthimi i tokës në Manastirin e Deçanit dhe restaurimi i Kishës së Shën Nikollës në Prizren.

“Sipas procedurës statutore, Komisioni i Ministrave do të shqyrtojë aplikimin dhe më pas Asambleja Parlamentare. Është herët të thuhet se cilat do të jenë kushtet për anëtarësimin e Kosovës në KiE, si dhe nëse do të shqyrtohet aplikimi. Adresa e duhur për çështje të tilla është Strasburgu, misioni i Këshillit të Europës në Beograd nuk merret me këtë”, tha Flesenkemper.