Rihanna bëri një paraqitje të rrallë për të mbështetur të dashurin A$AP Rocky në koncertin e tij gjatë festivalit Lollapalooza të dielën, në Paris, Francë.
34-vjeçarja tregoi ndjenjën e saj të mprehtë të stilit teksa vendosi një mori gjerdanësh me perla rreth qafës së saj për festivalin, i cili zhvillohet në hipodromën Longchamp.
Duke i shtuar më shumë shkëlqim pamjes, ajo kishte vendour një palë vathë me shkëlqim dhe një unazë të ngjashme në gisht.
Me një grim të mahnitshëm, ylli gjithashtu mbante në dorë një palë syze dielli të bardha, si dhe celularin e saj.