“Ne ia dolëm. Dashuria është e bukur. Rezulton se dashuria është e durueshme. Njëzet vjet durim”. Këto ishin fjalët që aktorja dhe këngëtarja e famshme, Jennifer Lopez, zgjodhi për të treguar se i kishte dhënë fund beqarisë.
Sipas JLo, ajo dhe Ben Affleck fluturuan në Las Vegas për të nënshkruar marrëveshjen në “Little White Chapel”. Ylli i muzikës ndau disa foto të fustanit të saj të nusërisë dhe zbuloi entuziazmin e saj për bashkimin me jetën e Ben Affleck.
“Ne jemi shumë mirënjohës që kemi me bollëk, një familje të re të mrekullueshme me pesë fëmijë të mrekullueshëm dhe një jetë që nuk kemi pasur kurrë më shumë arsye për ta pritur me padurim,” nënshkroi Jennifer Lynn Affleck.
Ndërsa së fundmi, Alex Rodrguez, ish-bashkëshorti i Jennifer Lopez theu heshtjen për martesën e saj me aktorin e Hollywood-it. A-Rod u rishfaq në mediat sociale, duke injoruar faktin që Ben Affleck dhe JLo u martuan gjatë fundjavës.
Ish-Yankee postoi një video nga një “lokacion i pazbuluar” duke u kërkuar ndjekësve të tij të mendonin se cilin vend po vizitonte.
Një burim i afërt i Alex Rodriguez zbuloi për US Weekly se “ai është i lumtur për të (Jennifer Lopez) dhe i lumtur që ajo është me personin me të cilin ka menduar të jetë”.