Këngëtarja shqiptare, Fjolla Morina, merr vëmendje të madhe me postimet e saj tejet provokuese.
Ajo komentohet shumë edhe për jetën e saj private, shkruan lajmi.net.
E pas ndarjes me Fisnik Sylën, “thumbimet” drejt njëri-tjetrit marrin vëmendje mediatike.
Ditë më parë ka pasur një përplasje virtuale me të, ajo nuk hezitoi t’i drejtohet atij me “thumbim” përmes një postimi në ‘InstaStory’, duke shkruar se “njerëzit që nuk kanë turp bëhen objekt studimi i psikopatologjisë”.
E kundrejt kësaj deklarate, pati një reagim nga vet ish bashkëshorti i saj.
“Paskan filluar edhe ‘këngëtaret’ të na bëhen psikologe..? Njerëzit e zgjuar kur e shohin se dikush i paska dashur vetëm për interes, ikin pa bërë zhurmë”, u shpreh ai.
Por nuk ka mjaftuar me kaq dhe ajo ka vazhduar “thumbimet” e saj me disa postime kësaj radhe.
“Problemi kryesor te ne është se: Ai që duhet ta hapë gojën s’e hapë, e ai që duhet ta mbyllë s’e mbyllë”, shkroi fillimisht ajo.
“Këta meshkujt që depilohen e i heqin vetullat e meritojnë edhe ciklin menstrual”, ishte “thumbimi” tjetër i këngëtares.
“O Zot na jep pak shëndet e fat se për mend kemi boll (hamamin e hyrës)”, ishte postimi i saj përmbyllës.
Fjolla dhe Fisniku përndryshe i dhanë fund martesës së tyre këtë vit, një vit pasi realizuan një dasmë madhështore në Ishujt Maldive.