Zëdhënësi i Partisë Demokratike të Kosovës, Faton Abdullahu ka thënë se kryeministri Albin Kurti duhet të ketë kujdes nga qëndrimet e tij të gjata dhe të shpeshta në Greqi.
Ai ka thënë se Kurti po shti rruza në penj në Greqi.
“Qe sa herë shtin rruza në pejë në Greqi. Gjen mënyrë për t’u justifiku pse po shkon në Greqi”, ka thënë ai në “dPt te Fidani”.
Sipas Abdullahut, duke pasur parasysh mendësinë politike në Greqi, Kurti duhet të jetë shumë më i kujdesshëm.
“Harron se prioritet mbi prioritetet është begatimi i raporteve me Shtetet e Bashkuara të Amerikës”, ka thënë ai.
Për Abdullahun, Kurti nuk është pritur në Shtëpinë e Bardhë, përkundër se ambasadori amerikan në Prishtinë, Jeff Hovenier e pohoi të kundërtën.
Sipas tij, ambasadori po do ta mbrojë Kurtin nga vetja e tij.
“Ambasadori po do me mbrojtë Albin Kurtin nga vetja e tij, nga ideologjia e tij, nga diktatura populiste, nga majtizmi ekstremist. Ka konsideratë për qytetarin e Kosovës dhe e respekton edhe votën e tij”, ka thënë ai.