Rama: Me krenari për flamurin e Skënderbeut e Ismail Qemailit në oborrin e Evropës

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka shpërndarë në Facebook një fotografi nga Brukseli, ku shihet flamuri kuq e zi, në oborrin e selisë së Bashkimit Evropian.

Sipër saj, Rama ka shkruar edhe disa fjalë.

Postimi i plotë:

“MIRËMËNGJES

me krenari për flamurin e Skënderbeut dhe Ismail Qemalit në oborrin e Europës”, ka shkruar ai.

Republika e Shqipërisë dhe Maqedonia e Veriut kanë hapur të martën zyrtarisht negociatat për anëtarësim në Bashkimin Evropian.

Rama ka thënë se kishte vështirësi deri në arritjen e kësaj ngjarjeje por sipas tij, kjo e ka forcuar Shqipërinë edhe më shumë.