I dashuri i Bella Hadid, Marc Kalman thuhet se po planifikon ta propozojë atë sipas raportimeve të fundit.
Një burim i brendshëm tha për Entertainment Tonight se modelja dhe drejtori artistik janë “vërtet të dashuruar” dhe kanë planifikuar të
“Bella dhe Marc Kalman janë shumë të lumtur së bashku. Marrëdhënia e tyre po shkon shumë mirë dhe gjërat janë serioze,” tha burimi për gazetën. “Ata kanë qenë bashkë për një kohë dhe janë vërtet të dashuruar”.
“Marc po planifikon t’i propozojë Bella-s në vjeshtë. Ata kanë folur për fejesën dhe dasmën e tyre në Kaliforni,” shtoi burimi i brendshëm.
Çifti, i cili doli publikisht me lidhjen e tyre në korrik 2021, është parë së bashku në disa raste, përfshirë javën e modës në Paris.
Ndërsa Kalman gjithashtu është parë duke kaluar kohë cilësore me familjen e Hadid dhe ishte i ftuar në ditëlindjen e Gigi Hadid në New York City në prill.
“Familja e Bella e do Marc dhe familja e Marc e do Bella. Ata mendojnë se ajo është e ëmbël, me këmbë në tokë dhe e vërtetë,” zbuloi burimi.