Megi Pojani shkon në Turqi tek i dashuri?

Prej javësh po përflitet se Megi dhe futbollisti shqiptar Endri Çekiqi janë në lidhje.
Ata dy u kapën ‘mat’ nga postimet e bëra në të njëjtin vend përgjatë pushimeve tropikale që realizuan bashkë javë ma parë, shkruan lajmi.net.

Lidhja e tyre duket se po u shkon për mrekulli.

Modelja po udhëton shpesh drejt Turqisë, aty ku Endri jeton për shkak të punës si futbollist në një prej ekipeve turke.

Në një prej fotove të fundit, mbishkrimet turke e kanë “tradhtuar” bukuroshen.

Burime të Prive.al bëjnë të ditur se bëhet fjalë saktësisht për bllokun e ndërtesave në Turqi ku jeton futbollisti.

Ndryshe, ata ende nuk janë deklaruar lidhur me këtë.