Hyrja e Kosovës në dialog me Serbinë ka qenë dhe vazhdon të jetë e gabuar sipas deputetit të Lëvizjes Vetëvendosje, Haki Abazi.
Sipas tij, Serbia nuk ka asnjë interes të ketë marrëveshje me Kosovën.
“Edhe në fillim ka qenë e gabuar hyrja e Kosovës në dialog me Serbinë, mirëpo edhe sot kur vazhdon ky dialog është qasje e gabuar. Kjo sepse është një koncept i “pushkës së mbushur” për Serbinë, e për të cilën po shihet qartazi që nuk ka asnjë interes të ketë marrëveshje me Kosovën”, tha ai.
“Po ashtu, Serbia po bën sabotim të funksionimit të shtetit në veri, i përdor serbët lokalë atje çdo herë që tentojnë të krijojnë tensione. Mirëmban një territor për kontrabandë dhe tregtim jolegal, e kjo rrjedhimisht është çka realisht Serbia ndikon në Kosovë”, tha Abazi në emisionin “Këndi i Debatit” për Tëvë1.
Gjithashtu, Abazi tha se situata e krijuar në Ukrainë, ka bërë që Evropa ta shohë Serbinë më kthjellët, e krejt kjo vije nga mosvendosja e sanksioneve ndaj Rusisë.