Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar për motin që pritet të mbajë për dy ditë në vend.
IHMK me anë të një komunikate për media bën me dije se do të mbajë mot me diell dhe vapë.
Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 9-13 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 29-35 gradë Celsius.
Indeksi UV ne vlerat ekstreme , prandaj këshillohet respektimi i IKSHP nga ora 10-16 të mos jemi ne kontakt direkt me rrezet e diellit ose të bartim masat mbrojtëse.
Edhe ditët tjera parashihen të jenë me vapë prandaj kujdes për gjitha moshat , sidomos shtresa e popullatës që kanë probleme me sëmundje kronike.
Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i verilindjes dhe jugperëndimit.