Ministri Aliu takon John Kerry-n: SHBA mbetet partneri e aleati ynë më i rëndësishëm

Ministri i Infrastrukturës, Liburn Aliu, është duke qëndruar në Berlin.

Me këtë rast ai ka njoftuar se ka takuar John Kerry-n, të dërguarin e posaçëm presidencial të Amerikës për ndryshme klimatike.

“Në hapjen e ditës së dytë të dialogut të klimës në Berlin, pata nderin e veçantë që të takoj z. John Kerry, të dërguarin e posaçëm presidencial të ShBA-ve për ndryshime klimatike, të cilit i shpreha mirënjohjen time dhe të shtetit e popullit tonë për ndihmën, përkrahjen dhe kontributin e pakursyer të Shteteve të Bashkuara të Amerikës për shtetndërtimin e Republikës sonë”, thuhet në njoftimin e bërë nga Aliu.

Ministri Aliu theksoi se Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten partneri e aleati ynë më i rëndësishëm.

“Drejt rritjes tonë ekonomike, çështjeve mjedisore dhe ndryshimeve klimatike, dekarbonizimit të sektorit të energjisë si dhe avancimit të mëtutjeshëm të së mirës së përgjithshme dhe vlerave demokratike”, shtoi ai.