Mbretëria e Bashkuar ka regjistruar temperaturën mbi 40 gradë Celcius për herë të parë në histori në aeroportin Heathrow në Londër- teksa vala e të nxehtit ekstrem ka paralajmëruar për “rrezikun ekstrem” të shpërthimit të zjarreve, shkruan The Independent.
Temperatura prej 39.1C gjithashtu u regjistrua në Surrey, sipas të dhënave primare të Shërbimit Meterologjik. Rekordi i mëparshëm kishte arritur në 38.7C në Kopshtin e Botanikës së Cambridge me 25 korrik të vitit 2019.
Në ndërkohë, Sistemi Informues Evropian për Prashikim ka njoftuar për rrezikun e shpërthimit të zjarreve në Mbretërinë e Bashkuar, Spanjë, Francë dhe në Itali, teksa zjarri ka shpërthyer përgjatë kontinentit pas të nxehtit përvëlues.
Miliona britanikë përjetuan temperatura përvëluese gjatë natës së djeshme, me të dhënat që thanë se ishte nata më e ngrohtë e regjistruar.
Meteorologët thanë se disa temperatuara priten të arrijnë deri në 43 gradë Celcius, duke bërë vendin më të nxehtë se Xhamajka, Maldivet dhe Barbadosi.












