Tensionohet situata- Remzie Osmani vjen me reagim të çuditshëm pas deklarimit të Mihrije Brahës

Këngëtarja Mihrije Braha gjatë një interviste në T7 për emisionin më të ri “Erë vere” ka treguar arsyen se pse nuk e kishte ftuar këngëtaren Remzie Osmani në fejesë të djalit të saj

Në këtë deklaratë, Mihrija ka shpjeguar arsyen e kësaj mosftese.

“Remzie Osmani kur e ka feju djalin as ajo nuk me ka ftuar mua, edhe unë për fejesë nuk e kam ftuar. Por, kur e ka martuar djalin me ka thirr në dasmë, edhe unë kur do ta martoj djalin do e thërras”, ka thënë ajo.

Por, pas kësaj ka ardhur një reagim i çuditshëm i Remzie me një storie në Instagram ku në fakt duket se i adresohet pikërisht çiftit Naim Abazi dhe Mihrie Braha dhe intervistës së dhënë.

“Dëgjo bir…Sot të bëjnë pis të palarët, të gjuajnë zuzarët e të japin mend trutharët…”, ka shkruar ajo në Story.