Përkundër spekulimeve, Drake nuk u arrestua në Suedi

Ndryshe nga thashethemet e rrjeteve sociale, Drake, nuk është arrestuar të enjten mbrëma në Suedi.

Artisti i “Honestly, Nevermind” udhëtoi të mërkurën në Suedi me avionin e tij privat ‘Air Drake’ për arsye të panjohura

Të nesërmen, ylli kanadez ndau fotografi nga dhoma e tij e hotelit.

Fansat në internet kishin spekuluar se ai u arrestua nga policia në një klub nate në Stockholm. Ekipi i artistit, megjithatë, e mohoi këtë, duke thënë për Hollyëood Reporter se reperi ishte i sigurt në hotelin e tij në atë kohë.

Drake ende nuk ka komentuar mbi thashethemet.

Arrestimi i supozuar bëri që të niste një ‘hashtag’ në rrjete sociale që kërkonte lirimin e artistit në fjalë.

Disa madje mendonin se ai ishte në një burg në Suedi.