Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik ka bërë apel që qytetarët të mbajnë maskën në ambiente të mbyllura dhe të vaksinohen.
Ky apel sipas IKSHPK-së vjen pas numrit të vdekjeve nga COVID-19 dhe rritjes së të infektuarve.
“Ju lutemi bartni maskat në ambiente të mbyllura dhe vaksinohuni!
Kosova po vazhdon të shënojë shtim të rasteve të reja të COVID-19 me tendencë të rritjes ditët në vijim.
Fatkeqësisht sot janë raportuar dy raste të vdekjes nga kjo sëmundje!
Në vende të ndryshme të botës, po regjistrohen raste të shumta të COVID-19, sepse pandemia COVID-19 nuk ka mbaruar.
IKSHPK është duke vazhduar pandërprerë me testimin dhe gjurmimin e të gjitha rasteve, kontakteve të rasteve në komunitet dhe diagnostikimin laboratorik andaj të gjithë personat me kokëdhembje, kollitje, dhembje fyti, vështërsi në frymëmarrje, rrjedhje hundësh, temperaturë, plogështi, humbje e shijes, rekomandohen të testohen”, thuhet në njoftimin e IKSHPK-së.