Derisa po e shijon suksesin e duetit me Noizyn, Xhensila Myrtezaj vazhdon të jetë aktive edhe në rrjetet sociale.
Këngëtarja ndiqet nga më shumë se 1.8 milion fansa në Instagram, ku shpërndan imazhe nga jeta e saj personale dhe profesionale.
Gjatë të dielës, ajo ka publikuar fotografi, në të cilat ka pozuar në plazh, por shfaqet me xhinse dhe bluzë pa krahë dhe me flokë bionde.
Ndryshe, të premten, Xhensila e publikoi bashkëpunimin me Noizyn të titulluar “Edhe një natë”.
Videoklipi i këngës së re ka kaluar shifrën prej 1.7 milion shikime në YouTube, dy ditë pas publikimit.