Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurtië ka shfrytëzuar llogarinë zyrtare të tij në Twitter për të shprehur pakënaqësi lidhur me liberalizimin e vizave.
Ai ka ndarë vendimin e Komisionit Evropian i cili konfirmon se Kosova ka mbushur kriteret për të levizur lirshëm në zonën Shengen, vendim ky i marrë katër vite me parë.
“Sot mbushen 4 vjet që kur Komisioni Evropian konfirmoi për herë të dytë se Kosova i përmbush të gjitha kriteret për liberalizimin e vizave. Ne jemi vendi më demokratik dhe pro-BE në Ballkanin Perëndimor, por më i izoluari. Shpresat e qytetarëve tanë duhet të përmbushen me vendosmërinë dhe solidaritetin e BE-së” ka shkruar kryeministri në Twitter.
Ndonëse pritej drita e gjelbër për liberalizimin e vizave gjatë takimit që u mbajt në Bruksel në fund të qershorit, një gjë e tillë nuk ndodhi