Këngëtarja shqiptare, Arilena Ara, sot po feston ditëlindjen e 24-të.
Në këtë ditë të veçantë, ajo mori urime të shumta nga familjarë, miq e kolegë të saj
Një dedikim tejet special e mori nga i dashuri i saj, njëherësh menaxheri i këngëtares, Popi Kola.
Ai ka shpërndarë disa fotografi ku ka shkruar fjalët që çdo femër do i dëshironte.
“Shkëlqimi i syve të tu, është përjetësisht dobësia dhe forca ime më e madhe”, ka thënë ai.
“Urime ditëlindjen Kido, dritë e syrit tim”, vazhdoi më tej Kola.
Këngëtarja dhe menaxheri i saj janë prej vitesh në lidhje.