Prokuroria e fton menjëherë për intervistim pas konferencës për media ish-prokuroren e EULEX

Ish-prokurorja e EULEX-it, Maria Bamieh, ka thënë se menjëherë pas konferencës për media që pati në Prishtinë, i është dorëzuar një ftesë për intervistim nga prokurorja Fitore Sadiku.

Bamieh përmes Facebookut ka thënë ftesën ia dorëzoi një zyrtar policor nën dyshimet se ka kryer vepër pernale të keqpërdorimit të detyrës zyrtare dhe rrjedhjes së informacioneve sekrete.

“Ju njoftoj që sot menjëherë pas konferencës për shtyp një zyrtar policor më dorëzoi një ftesë për intervistim nga prokurorja Fitore Sadiku nën dyshimin që kam kam kryer veprat penale të keqpërdorimit të detyrës zyrtare dhe rrjedhjes së informacioneve sekrete. E pranova ftesën dhe e njoftova zyrtarin policor që do të bashkëpunoj plotësisht me autoritetet kosovare. Maria Bamieh”, ka shkruar ajo.

Ish-prokurorja e misionit të EULEX-it në Kosovë, Maria Bamieh, të shtunën ka treguar për skandalet e këtij misioni në Kosovë, por edhe për shumë çështje tjera. 13 ditë pasi fitoi rastin gjyqësor me Britanisë së Madhe lidhur me sinjalizimin e aferave të dyshuara korruptive në misionin më të madh të jashtëm të Bashkimit Evropian, EULEX, prokurorja Maria Bamieh, ka folur për përfshirje e zyrtarëve të EULEX-it në afera për mbylljen e rastin penal kundër Ilir Tolajt dhe në rastin e shpërthimit në lokalin “Sekiraça.