Gjatë kësaj kohe është komentuar në masë të madhe marrëdhënia e DJ Dagz dhe Einxhel Shkirës.
Dyshja u tha se po bëhen prindër për herë të parë, ndonëse një gjë e tillë doli nga krejtësisht diçka tjetër.
Artisti nga Kosova së fundmi ka dhënë një intervistë për ‘Prive’, ku ka folur më shumë rreth kësaj çështje.
Në “50 pyetje”, ai ka demantuar lajmet se po bëhet baba për herë të parë duke thënë që ishte thjesht një shaka që ka nisur në rrjete sociale.
Dagz thotë se kjo nisi mes Beatrix Ramosajt dhe Monika Lubonjës teksa ishin në një live dhe se thjesht ishte shaka që u përhap në Twitter.