I nxehti përvëlues: Britania e Madhe shpall gjendje emergjente

Qeveria britanike ka njoftuar për gjendjen e parë të jashtëzakonshme që ka të bëj me të nxehtin që pritet të arrijë temperatura rekorde të hënën dhe të martën, më zonat më të nxehta që priten të jenë në Anglinë qëndrore dhe lindore, shkruan The Guardian, përcjell Periskopi.

Alarmi i kuq, i lëshuar të premten në ora 10:29 në ueb-faqen e Zyrës Metropolitane shpjegon se niveli nënkupton “emergjencë kombëtare”. Aty thuhet se alarmi “arrihet kur vala e nxehtit është aq e rëndë ose e zgjatur sa që mund të ketë efekte deri në sistemin shëndetësor dhe të përkujdesit. Në këtë nivel, përkeqësimi dhe vdekja mund t’i ndodh edhe atyre që janë të shëndetshëm, jo vetëm grupeve që janë të rrezikuara”.

Meteorologët janë duke parashikuar për temperatura deri në 40 gradë celcius të hënën dhe 38 gradë celsius për të martën.