Rakic pas takimit me kryesuesin e OSBE’së: Asociacioni të formohet menjëherë, pa vonesa

Kryetari i Listës Serbe, njëherit ministër për Kthim dhe Komunitete në Qeverinë Kurti, Goran Rakiq, është takuar sot me kryesuesin e misionit të OSBE-së, kryediplomatin polak, Zbigniew Rau.

Rakiq ka folur aty për formimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe, shkruan

Për të, Rakiq ka thënë se sipas tij do t’i zgjidhte problemet e serbëve, dhe se i njëjti duhet të formohet sa më shpejtë e pa vonesa.

“Në vend që të gjejmë zgjidhje për problemet urgjente, kemi një numër në rritje të problemeve në sferat që kanë të bëjnë me funksionimin normal të çdo shoqërie, gjë që është shumë shqetësuese. Ne po themi se formimi i Asociacionit të Komunave Serbe është diçka që do ta zgjidhë shumë probleme për serbët në Kosovë, pikërisht për këtë duhet të formohet menjëherë, pa vonesa”, tha Rakiq.