Kryetari i partisë Socialdemokrate Dardan Molliqaj ka shkruar disa fjalë rreth asaj çka ka ndodhur dje në Kuvendin e Kosovës e ku në lexim të parë, ka kaluar projekltigji për Byron Shtetërore për Konfiskimin e Pasurisë, raporton Gazeta Blic.
Sipas tij partia në pushtet Lëvizja Vetëvendosje me këtë ligj nuk do të sjell drejtësi, por njerëzit do të shantazhohen e kryesisht ata që kanë qenë në pushtet.
Projektligji ka kaluar dje në lexim të parë e që kanë votuar vetëm deputetët e partisë në pushtet.
Tri partitë opozitare PDK LDK dhe AAK kanë kundërshtuar ashpër këtë projektligj meqë sipas tyre bie fortë ndesh me rekomandimet e Komisionit të Venecias e ku disa nga ta janë – si i tillë projektligji është antikushtetues, shkelë të drejtat e njeriut, mënyra se si zgjidhet drejtori i Byrës e disa të tjera.
LDK por edhe partitë opozitare kanë paralajmëruar se kurdo që votohet në lexim të dytë projktligjin do ta nisin në Gjykatë Kushtetuese.
Reagimi i plotë:
Të gjithë zyrtarët e deklarojnë pasurinë tash sa kohë. Me ligjin e ri të gjithë janë nën llupën e Byrosë, por as kjo nuk mjafton. Tash duhet me e deklaru pasurinë edhe mjekët dhe profesorët. Pse jo edhe mësuesit e policët nesër. Gjuetia për dallimin e parave të ndershme nga të pistat, për ta kërkuar këtë pasunarin me moral, po bëhet cenim për qytetarin dhe liritë e tij. Problem bëhet kur subjekte e njerëz e ulin kokën dhe e pranojnë këtë instancë gjykimi, duke synuar të fitojnë pafajësi.
Borgjezi i pastër, ky është subjekti që implikohet si i vërtetë nga diskursi antikorrupsion. Ai që t’thotë me mendjemadhësi se unë jam aksionar (paramendo aksionar) në shtet meqenëse paguaj taksa.












