Rep artisti, Betim Januzi, i njohur si Buta ka reaguar pas ngjarjes së rëndë të ndodhur kohë më parë, ku dyshohet se vëllai i tij vrau 30-vjeçarin, Gazmend Hyseni.
Reperi tha se shpreh keqardhje për ngjarjen e rëndë dhe se ka anuluar koncertet në shenjë respekti ndaj familjes së viktimës.
“Për shkak të rastit që ka ndodhur, si shenjë respekti ndaj familjes Hyseni kemi vendosur me i anuluar të gjitha datat deri në një kohë të pacaktuar. Gjithashtu e gjithë familja jonë shpreh shumë keqardhje për fatkeqësinë që ka ndodhur”, shkroi ai.