Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, është takuar sot me kryediplomatin polak, Zbigniew Rau.
Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, është takuar sot me kryediplomatin polak, Zbigniew Rau.
Pas takimit, me anë të një postimi në Twitter, Osmani ka thënë se është diskutuar për rolin e OSBE-së në Kosovë, duke qenë se Zbiniew është kryesues i këtij misioni, shkruan lajmi.net.
Ajo ka thënë se gjithashtu në takim është folur edhe për thellimin e raporteve mes Kosovës e Polonisë.
Presidentja ka shtuar se Kosova është e përkushtuar për paqe dhe siguri në rajon e më gjerë.
“Diskutuam për rolin mbështetës të OSBE-së në institucionet e Kosovës ndër vite, thellimin e raporteve miqësore me Poloninë dhe përkushtimin tonë të përbashkët për paqe dhe siguri në rajon dhe më gjerë”, ka shkruar Osmani në një postim në Tëitter.