“Drake u arrestua në Suedi”/ Ja si qëndron e vërteta lajmit të bujshëm

Gjatë ditëve të fundit një lajm se reperi me famë botërore, Drake ishte arrestuar në Suedi bëri bujë të madhe.

Për këtë situatë ka reaguar dhe ekipi i afërt i reperit që ka qartësuar të gjithë lajmet. Burime pranë Drake u shprehen për “Hollywood Reporter” se autori i hitit “God’s Plan” nuk ishte arrestuar dhe se gjendej në një hotel në Stokholm.

Sipas disa postimeve të shpërndara në Instagram, Drake mbërriti në aeroportin “Arlanda” të Suedisë të mërkurën pasdite (13 korrik), duke fluturuar në aeroplanin e tij privat “Air Drake”. Ndërsa ishte në Suedi, u raportua se Drake vizitoi lagjen Ostermalm të Stokholmit dhe u ndal në restorantin Ciccio për të darkuar.

Deri tani, është e paqartë pse Drake ndodhet në Suedi.