Deputet e Kuvendit të Kosovës mblidhen më 21 korrik

Kuvendi i Kosovës do të mblidhet me 21 korrik në seancën e radhës.

Kështu bëri të ditur, shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila

Ajo po ashtu tha se seancë do të nis me pikat e papërfunduara nga seancat e kaluara pastaj do të nis seanca plenare me disa pika të rendit të ditës përfshirë edhe debat parlamentar në lidhje me mosliberalizimin e vizave nga BE-ja për Kosovën.

Sipas saj në rend dite do të jetë edhe mocioni përmbajtësor i propozuar nga LVV për rezolutën për masat qe do t’i ndërmarrë Qeveria për ballafaqim me rritjen e çmimeve.