Në moshën 73-vjeçare, ka vdekur gruaja e parë e ish-presidentit amerikan, Donald Trump.
Lajmin e ka bërë të ditur familja, shkruan ABC News,
“Nëna jonë ishte një grua e jashtëzakonshme – një forcë në biznes, një atlete e klasit botëror, një bukuri rrezatuese dhe nënë e mike e kujdesshme”, shkroi familja Trump në një deklaratë.
“Ivana Trump ishte një e mbijetuar. Ajo iku nga komunizmi dhe e deshi këtë vend. Ajo i mësoi fëmijët e saj për guximin dhe ashpërsinë, dhembshurinë dhe vendosmërinë. Ajo do t’i mungojë shumë nënës së saj, tre fëmijëve dhe dhjetë nipave të saj”, shtoi tutje familja.
Ivana Trump ishte gruaja e parë e Donald Trump, ata kishin tre fëmijë së bashku: Donald Jr., Ivanka dhe Eric Trump.
Ivana Trump, e cila u rrit nën sundimin komunist në ish-Çekosllovaki, u martua me Donald Trump në vitin 1977. Çifti u divorcua në 1992.