Aktualisht janë 3 mijë e 263 raste aktive me COVID-19.
Në 24-orëshin e fundit 871 qytetarë kanë rezultuar pozitivë me COVID-19 në Kosovë, ndërsa nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.
Janë shëruar 341 qytetarë.
Institucionet e Shëndetësisë kanë kërkuar që të ketë vaksinim sa më masiv në Kosovë në atë formë që të parandalohen format e rënda të sëmundjes dhe të shmanget shtrëngimi i masave.