Luana Vjollca nuk nguron në asnjë moment të shprehë me zë të lartë mbështetjen e fortë ndaj vajzave e grave, teksa këtë gjë e tregon çdo ditë edhe me gjeste.
Ajo na ka emociomuar me pamjet e fundit të shpërndara në rrjete sociale, teksa ka ndërmarrë një nismë kaq të veçantë për t’i kthyer buzëqeshjen dikujt që mbase nuk ka patur një ditë edhe aq të mirë.
Ajo është ndalur në vende të ndryshme dhe u ka dhuruar buqeta me lule grave dhe vajzave të rastësishme dhe reagimet e tyre janë tëjet emocionuese.
“Një buzëqeshje nuk kushton asgjë, por jep shumë. Bëhuni të mirë me njëri-tjetrin dhe duajeni veten së pari” ka qenë mesazhi i Luanës.
Luanës.