Klinika të ndryshme të QKUK-së mund të mbyllen si pasojë e mungesës së profesionistëve mjekësorë.
Kështu mendon deputeti i PDK-së, Bekim Haxhiu, njëherësh anëtar i Komisionit për Shëndetësi.
Ai për ka thënë se ikjet e mjekëve nga Kosova do të ketë pasoja të mëdha për sistemin shëndetësor, derisa ka treguar arsyet se pse po ikin mjekët
“Kjo po vjen si pasojë e një zhgënjimi të madh dhe dëshpërimi të qytetarëve por edhe të profesionistëve shëndetësorë në Qeverinë Kurti. Pritshmëritë kanë qenë shumë të mëdha ndërsa veprimet e qeverisë aspak për ta sanuar apo përmirësuar situatën, që qytetarët të kenë zhvillim ekonomik apo për mjekët që të kenë përmirësim të kushteve të punës dhe rritje të pagave. Qeveria edhe pas 1 vit e gjysmë nuk është në gjendje që të japë një opsion se sa do të jetë paga e një mjeku specialist ose paga e një infermieri dhe në mungesë të perspektivës edhe mjekët po ikin. Kjo do të paraqes pasoja të rënda për sistemin tonë shëndetësor, mund të vijmë në situatë që klinika të caktuara të mbyllen si pasojë e mungesës së profesionistëve shëndetësorë”, thotë Haxhiu.
Ai tregon se si duhet të veprojë Qeveria dhe MSH.
“Strategjia e MSH-së dhe Qeverisë së Kosovës duhet të fokusohet në ruajtjen e kuadrit dhe rritjen e pagave për ta dhe përmirësimin e kushteve të punës, gjithashtu mundësinë për edukimin e vazhdueshëm dhe trajnimin për ta, dhe të përgatiten sa më mirë për të ofruar shërbimet më të mira, më kualitative për pacientët por edhe që të kenë kushte më të mira për veten dhe familjet. Sot me një pagë 600 euro një specialist nuk mund ta mbash në Kosovë.
Për më kq qeveria nuk ua ka vazhduar marrëdhënien e punës 1200 profesionistëve të shëndetësisë por tani kur jemi te situata e Covid ku numrat janë rritur dukshëm, kemi mungesë të stafit dhe presioni i madh i punës, mungesa e stafit bën që edhe ata që janë në sektorin publik ta braktisin atë dhe të shkojnë në sektorin privat apo të shkojnë jashtë vendit. Qeveria me urgjencë të veprojë, t’i rritë pagat në sektorin publik, përndryshe do të mbesim shumë keq për profesionistët shëndetësorë”, deklaron deputeti Bekim Haxhiu