Partia Demokratike e Kosovës ka bojkotuar seancën e Kuvendit, derisa po votohet raporti vjetori i Përfomancës së Zyrës Kombëtare të Auditimit për vitin 2021.
Të pranishëm në sallë nuk janë as deputetët e Listës Serbe, ndërsa nga Lidhja Demokratike e Kosovës janë të pranishëm vetëm disa prej tyre.
Opozita nuk po merr pjesë në votim, duke pamundësuar kështu kuorumin e mjaftueshëm për vendimmarrje.