Deputeti i VV-së apelon tek qytetarët ta marrin dozën e katërt të vaksinës anti-Covid

Deputeti i Vetëvendosjes, Haxhi Avdyli ka bërë të ditur se duke parë gjendjen epidemiologjike, Kosova nuk ka nevojë që të mbyllet.

Ai apelon te qytetarët që të respektojnë masat dhe të vaksinohen me dozën e katërt sepse rreziku më i madh është te moshat e shtyra.