Luana Vjollca ka shpërndarë në rrjetet sociale fotografi nga pushimet e saja verore që është duke i kaluar në Marbella të Spanjës.
Luana Vjollca duket që këtë verë e ka një pushim të merituar. Jo më largë se pesë ditë më parë bashkë me Mc Kresha lançuan projektin e ri muzikor të titulluar “Nuk o ka ma qet”, një video klip fenonemal që pa kaluar javën orë arriti në mbi 1 milion e 700 mijë shikime.
Ishte ky një projekt i ardhur në skenë me muzikë të Armend Rexhepagiqit dhe me tekst të Aida Barakut dhe Mc Kresha.
Ky vit ka qenë me plotë suksese për Luana Vjollcën sa i përket këngës. Në muajin qershor lancoi këngët e saja “Isha”, “Trauma”, dhe “Si njerëz”, këngë këta që u mirëpritën nga publiku.