Parashikimi i Hysenit: Kosova mund të bie nën 1 milion banorë në mandatin e Kurtit

Ish-Ministri i Punëve të Jashtme, Skender Hyseni, ka thënë në emisionin Pressing në T7 se Kosova rrezikon të bie nën 1 milion banorë deri në përfundimin e mandatit të kryeministrit Albin Kurti.

Kurti ka ardhur në pushtet në mars të vitit 2021 dhe ka ende 2 vite e gjysmë të shkoj deri në fund të mandatit të rregullt qeverisës. Hyseni thotë se ai ka parë edhe projeksione për uljen
“Deri në fund të mandatit të Kurtit, Kosova mund të bie nën 1 milionë banorë”

“E kam parë së fundi në një raport të Bankës Botërore, që deri në vitin 2030 Kosova do të ketë 700 mijë banorë. Nuk e di në bazë të cfare indikatorësh është ndërtuar ky projeksion. Sot Kosova nuk ka më shumë se 1 milion e 500 mijë banorë që jetojnë këtu. Në regjistrimin e fundit i ka pasur 1 milion e 800 mijë gjithsej. Dhe nëse ne supozojmë se Kosova ka një diasporë 500 mijë, në Zvicër janë 200 mijë më së paku. Në qeveri duhet ta dinë.”, përfundoi ai.