ShSKUK ka kursyer mbi 7 milionë euro buxhet, vetëm në 3 shërbime/projekte.
Më poshtë keni detajet nga kursimet e 3 projekteve
1. Kursime në OKSIGJEN = 5.518.944’90 €
2. Brachiterapia = 495,000’00 €
3. Klinika e Syve =1.560,000’00 €
Total = mbi 7.5 milion Euro kursime
1. Me vendosjen e rezervoarëve të oksigjenit gjatë fundvitit 2020 dhe vitit 2021, ShSKUK ka arritur që të kursejë mbi 5.5 milion Euro në shpenzimet e oksigjenit.
Sqarim:
Gjatë vitit 2021 dhe tremujorin e parë 2022 ShSKUKK shpenzoi 2.719.655’00 L Oksigjen të lëngshëm, që në vlerë financiare ShSKUK-së i kushtoi 1.146.929’37 Euro.
Nëse ShSKUK do të vazhdonte të furnizohej me oksigjen të gazët (me bombola) kjo do t’i kushtonte ShSKUK-së mbi 6,6 milion Euro
2.719.655’00 L shumëzuar me 1,14 Kg = 3.100.406’59 Kg oksigjen në bombola.
3.100.406’59 Kg x 2.15 € (çmimi mesatar i O2 në Kg) = 6.665.874’16 €
6.665.874’16 € – 1.146.929’37€ = 5.518.944’79€ kursime.
(Shih tabelat e mëposhtme për kontratat e ShSKUK-së me Oksigjen)
Furnizmi i ShSKUK-së me OXYGEN – formë të gazët me bombola
Forma e oksigjenit Data e nënshkr. të kontratës Kompania Çmimi për njësi (Kg) Njësia 1 bocë (10.8Kg)
Oksigjen-me bomobola 12.03.2020 A 3.70 € Kg 39.96 €
Oksigjen-me bomobola 06.05.2020 B 1.68 € Kg 18.14 €
Oksigjen-me bomobola 24.07.2020 A 2.01 € Kg 21.71 €
Oksigjen-me bomobola 09.12.2020 A 2.19 € Kg 23.65 €
Oksigjen-me bomobola 09.02.2022 A 1.19 € Kg 12.85 €
Furnizmi i ShSKUK-së me OXYGEN – formë të lëngët (rezevoarët e Oksigjenit)
Forma e oksigjenit Data e nënshkr. të kontratës Kompania Çmimi për njësi ( L ) Njësia
Oksigjen i lëngshëm 12.03.2020 A 0.70 € Litër
Oksigjen i lëngshëm 06.05.2020 B 0.39 € Litër
Oksigjen i lëngshëm 09.12.2020 B 0.47 € Litër
Oksigjen i lëngshëm 27.08.2021 B 0.36 € Litër
2. Në fillim të vitit 2021, në Klinikën e Onkologjisë fillojnë për herë të parë shërbimet e brachiterapisë (rrezatime për mjekimin e disa kancereve të organeve gjenitale), ku gjatë vitit 2021 janë trajtuar103 paciente, me gjithsejt rreth 450 seanca raditerapeutike. Fillimi i shërbimeve të brachiterapisë në Kosovë, përveq shërbimeve cilësore që ofrohen për pacientet kosovarë, ka edhe kursim të konsiderueshëm financiar për buxhetin e Kosovës, pasi për këto shërbime pacientet janë dërguar jashtë Kosovës dhe një seancë ka kushtuar mesatarisht rreth 1,100 €.
(450 senaca x 1,100 € = 495,000 €). U kursyen, rreth ghysëm milioni euro, vetëm shpenzime direkte.
Shërbimi i Brachiterapisë
3. Mbi 1,5 milion Euro më pak referime jashtë vendit nga Klinika e Syve në vitin 2021.
Në Klinikën e Syve numri i pacientëve për referim Jashtë Institucioneve Shëndetësore Publike (JISHP) është zvogëluar në masë të madhe, nga rreth 500 pacientë sa ishin referuar në vitin 2019 për TJISHP, ky numër në vitin 2021 ka rënë në më pak se 100 pacientë; ose shprehur në vlera financiare, nga rreth 2 milion euro sa ishte në vitin 2019, ka rënë në më pak se gjysëm milioni euro në vitin 2021. Numër përafërisht i njëjtë i pacientëve – rreth 500, dhe vlerë e njëjtë financiare – rreth 2 milion Euro, ishte referuar nga kjo klinikë edhe gjatë vitit 2018.
Klinika e Syve
Viti 2018 2019 2020 2021
Nr. i pacientëve të referuar JISHP 494 503 193 103
Vlera financiare për referim JISHP 1,819,800 € 2,067,900 € 786,500 € 430,500 €
ShSKUK, gjatë ditëve në vijim do të informojë publikun edhe me kursimet tjera në blerjen – furnizimet me barëna.