Çitaku: Duket se kjo është Qeveria Bislimi I e jo Kurti II

Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku, ka reaguar ndaj vizitës së kryeministrit Albin Kurti në Greqi.

Çitaku, përmes një postimi në Facebook, ka thënë se kryeministri në vizita të tilla, maksimumi do të duhet të qëndronte dy ditë.

“Sinqerisht, a din dikush me më tregu qe sa ditë është Kryeministri në Greqi? Rëndom, në konferenca të tilla, kryeministri shkon në hapje, e mban fjalimin/takimet dhe kthehet. Më së shumti dy ditë”, ka shkruar Çitaku në Facebook.

Sipas saj, as kryeministri i Greqisë nuk rri aty 1 javë, e lëre më të tjerët.

Çitaku tha se kjo qeveri është duke u qeverisur nga Besnik Bislimi dhe jo nga Albin Kurti.

“Kosovën po e qeverisë Besnik Bislimi. Duket se kjo është Qeveria Bislimi I, jo Kurti II”.

Kryeministri Albin Kurti, nga 5 korriku gjendet jashtë vendit, ku po merr pjesë në Tryezën e Rrumbullakët me Qeverinë e Greqisë.