Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka takuar Miroslav Lajçakun, emisarin e posaçëm të Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi.
Takimi mes tyre ka ndodhur në margjinat e “Symi Symposium” në Athinë të Greqisë.
Lajmin e ka bërë të ditur emisari Lajçak përmes një njoftimi në Twitter.
“Në margjinat e edicionit të 24-të të ‘Symi Symposium’ me Albin Kurtin diskutova për situatën aktuale në rajon dhe dialogun për normalizimin e marrëdhënieve”, njoftoi Lajçak.
“Ne u fokusuam veçanërisht në hapat e mëtejshëm të nevojshëm për të bërë përparim në dialog”, vijoi Lajçak.
Dialogu mes Kosovës dhe Serbisë ka ngecur si pasojë e dy vendimeve të nxjerra nga Qeveria e Kosovës rreth dy javë më parë,
Pas arritjes së marrëveshjes për energjinë më veri në Bruksel, të cilën e ndërmjetësoi Lajçak, u paralajmërua se shumë shpejt mund të ndodhë takimi i nivelit të lartë të dialogut Kosovë-Serbi.
Mirëpo, pas vendimit të Qeverisë së Kosovës për reciprocitet në letërnjoftime dhe largim të targave ilegale serbe në vend, presidenti serb, Aleksandar Vuçiq refuzoi një takim të tillë.