Aktorja 64 vjeçare i lë të gjithë pa fjalë, ekspozon trupin perfekt në bikini

Sharon Stone ka dëshmuar edhe njëherë se vitet për të janë thjesht një numër. Aktorja ruan vitalitetin dhe vetëbesimin e saj edhe në moshën 64 vjeçare, të cilat e përmirësojnë më shumë paraqitjen e saj. Ajo është shumë aktive në Instagram, ku ndan foto nga përditshmëria e saj.

Herë pas here, ajo ka zbuluar disa nga sekretet për të mbajtur trupin në formë, të cilat përfshijnë joga e madje edhe kërcim. Së fundmi, aktorja ka qëndruar në Siçili për të ndjekur sfilatën e Dolce & Gabbana dhe ndër të tjera gjeti kohë të pushonte në pishinën e saj
Ajo shihet duke shijuar motin e nxehtë ndërsa shfaqet e veshur me bikini që i nxirrnin në pah trupin e përsosur. Kujtojmë që pak ditë më parë, aktorja zbuloi se kishte pësuar 9 aborte. Këtë koment e bëri në një postim të revistës People në faqen zyrtare në

Kam humbur 9 fëmijë nga aborti. Nuk është gjë e vogël, fizikisht apo emocionalisht, por ne jemi krijuar që të ndiejmë se është diçka që duhet përballuar vetëm dhe fshehurazi me një lloj ndjesie dështimi.”, tha Stone duke i lënë pa fjalë të gjithë me lajmin e trishtë që ndau.