Sherr në Qendrën e Azilit në Magurë, ka të lënduar

Një i dyshuar, shtetas i huaj, është arrestuar për shkak se në Qendrën e Azilit në fshatin Magurë të Lipjanit, i sulmoi me mjete të forta dy viktima meshkuj, të të njëjtit shtet.

Sipas policisë, rasti ka ndodhur dje, në orët e hershme të mëngjesit.

“Viktimat si pasojë e sulmit kanë pësuar lëndime trupore dhe kanë pranuar tretman mjekësor” thuhet në njoftimin e policisë.

I dyshuari, me vendim të prokurorit, është dërguar në mbajtje