Mbi 30 persona janë bllokuar nën rrënoja pas një sulmi me raketa nga forcat ruse në qytetin Chasiv Yar në rajonin lindor të Donetskut, njoftuan sot autoritetet ukrainase.
“Të paktën 36 persona kanë mbetur nën rrënoja”, tha guvernatori
“Një bllok banimi pesë-katësh u shemb si rezultat i sulmit me raketa “Uragan” të shtunën në mbrëmje”, njoftoi Kyrylenko në “Telegram”.
Raporti nuk mund të verifikohet në mënyrë të pavarur.